30 Apr

Ky aktivitet organizohet cdo vit prej 9 vitesh tashme nga qendra e Civil Rights Defenders me seli ne Suedi. Afersisht 600 studente nga vendet e Evropes Juglindore marrin pjese cdo vit ne kompeticion nen drejtimin e profesoreve te fushes se te drejtes se Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Kete vit per here te pare ne aktivitetin simulues te gjykimit te Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Shqiperia u perfaqesua nga skuadra e Fakultetit te Drejtesise e Universitetit te Tiranes. Pas konkurrimit me shkrim dhe perballjes verbale 2 ditore, skuadra e Fakultetit te Drejtesise arriti rezultate shume te larta duke u renditur ne vendin e pare te Seksionit C dhe ne vendin e 4 per parashtrimin e argumentave me shkrim. Rezultatet e larta te skuadres se Fakultetit te Drejtesise u vleresuan ne menyre te vecante nga organizatoret dhe jurite e aktivitetit te perbere nga ish gjyqtare te GjEDNJ, gjyqtare te Gjykatave Kushtetuese e Gjykatave te Larta te vendeve te rajonit, duke konsideruar pjesemarrjen per here te pare te nje Fakulteti Drejtesise nga Shqiperia ne nje perballje te ketij niveli. Ne kompeticion merrnin pjese 12 skuadra nga Fakultetet e Drejtesise me te mira ne rajon  – 2 nga Serbia (Nis, Novi Sad), 3 nga Kroacia (Split, Rijeka dhe Zagreb), 3 nga Bosnia Herzegovina (Mostar, Sarajevo dhe Zenica), 1 nga Slovenia (Ljubljana), 1 nga Macedonia (Shkupi), 1 nga Mali i Zi (Podgorica) and 1 Shqiperia (Tirana).

“For the first time in the competitions history Civil Rights Defenders welcomed participants from Albania. It is our pleasure to have an Albanian team joining the competition this year. It is a clear sign of the importance of this competition but also of the increasing interest among law students in the region to engage in human rights law, which is promising”- John Stauffer, Legal Director and Deputy Executive Director of Civil Rights Defenders.

image1 (1)

Leave a Comment