Bazuar ne VKM. Nr.780, date 26.12.2018, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të dytë përpërgjysmim nga tarifa vjetore e shkollimit është si vijon:

 1-Studentet me aftesi te kufizuara, te vertetuar me vendim te Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune, Studente qe nuk shikojne ( Verber)/ tetraplegjike/ paraplegjike/ me aftesi te kufizuar

  1. Fotokopje te noterizuar te Vertetimit te K.M.P.V-se ( Komisionit te percaktimit te verberise) ose te Vertetimit te K.M.C.A.P-se ( Komisionit te caktimit te aftesise per pune)
  2. Vertetimi origjinal nga njesia e veteqeverisjes vendore per masen e pageses se verberise/ paaftesise qe merr studenti;
  3. Vertetimi nga shoqata e te verberve te Shqiperise ose nga shoqata perkatese
  4. Fotokopje e noterizuar e Librezes se Verberise/ Fotokopje e noterizuar e statusit te paraplegjikut/ teraplegjikut;
  5. Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

2- Studentet femije te personave/familjes me aftesi te kufizuara, te vertetuar me vendim te KMCA-se per pune, fami]jet e te cileve trajtohen/perfitojnë nga ligji nr. 9355, date 10.3.2005, “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore”, te ndryshuar, ndihme ekonomike te plote apo te pjesshme nga njesite e veteqeverisjes vendore

  1. Kopje origjinale ose e noterizuar e Vetetimit te KMCAP-se ( Komsionit te caktimit te aftesise per pune) per studentin me prinder me aftesi te kufizuar ( invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik);
  2. Vertetim qe leshon shoqata e invalideve te punes se rrethit perkates se bashku me fotokopjen me vule te njome te Deshmise se Invalidit te Punes te perfituar sipas statusit te invalidit te punes;
  3. Vertetim origjinal te institutit te sigurimeve shoqerore per pagesen e pensionit te invaliditetit;
  4. Vërtetim nga njesia e veteqeverisjes vendore per masen e ndihmes ekonomike te plote apo te pjesshme qe perfiton familja e studentit;
  5. Fotokopje te kartes se identitetit te studentit dhe te prindit invalid;

3- Studenteve deri ne moshen 25 vjeç, qe kane vetem njerin nga prinderit, pasi prindi tjeter eshte ndare nga jeta dhe familja përfiton ndihmë ekonomike

  1. Çertifikate vdekjeje e prindit qe u eshte ndare nga jeta;
  2. Vertetim nga njesia e veteqeverisjes vendore qe familja perfiton ndihme ekonomike si familje ne nevojë;

4-Studentet, qe kane perfituar statusin e jetimit, deri ne moshen 25 vjeç;

a) Fotokopje e kartes se identitetit;

b) Certefikaten e vdekjes se dy prinderve;

c) Fotokopje e noterizuar e statusit te jetimit te perfituar nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise;

5- Studentet femije te punonjesve te Polidse se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit, te Forcave te Armatosura, te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve, qe kane humbur jeten ne krye dhe per shkak te detyres, te konfirmuar nga ministria pergjegjese per punet e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;

a) Fotokopje e kartes se identitetit;

b) Çertifikate vdekje e prindit qe ka humbur jeten ne krye dhe per shkak te detyres;

c) Vertetim konfirmimi nga Ministria perkatese;

6- Studentet rome dhe ballkano-egjiptianet,

a) Fotokopje e kartes se identitetit;

b) Vetdeklarim noterial per perkatesine e etnise;

7- Ish të denuarit dhe të përndjekurit politikë si dhe studentet me prinder te denuar politike me heqje lirie;

a) Veretimi i statusit te prindit ish te perndjekur/ denuar politik;

b) Deshmi penaliteti per prindin ish te perndjekur politik ose vertetim per kohen e denimit te leshuar nga ministria e puneve te brendshme.

c) Certifikatë familjare

d) Fotokopje e kartës së identitetit të studentit

8-Studentet, famiijet e te cileve trajtohen /perfitojne ndihme ekonomike te plote apo te pjesshme nga njesite baze te veteqeverisjes vendore,

  1. Vertetim nga njesia e veteqeverisjes vendore ne lidhje me masen e ndihmes ekonomike qe perfiton familja. Vertetimi i ndihmes ekonomike duhet te kete te shenuar numrin e dosjes dhe te jete shenuar qarte shuma e ndihmes ekonomike (me shifra dhe me fjale), si dhe masa e ndihmes ekonomike (e plote ose e pjesshme). Vertetimi duhet te jete me numer protokolli, te jete neneshkruar nga pergjegjegjesi i seksionit te ndihmes ekonomike dhe kryetari i njesise se veteqeverisjes vendore dhe te jete i vulosur. Nuk pranohen vertetime me korrigjime te pafirmosura nga personat pergjegjes dhe te pavulosura.
  2. Fotokopje te kartes se identitetit te studentit;
  3. Vertetim studenti
  4. Çertifikate familjare

9-Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë);

10-Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

Shenim: Nuk perfitone nga ky vendim studentet përsëritës

AFATI PER DOREZIMIN E DOKUMENTACIONIT ËSHTË NGA DATA NGA 14.10.2019-08.11.2019

Leave A Comment