VENDIM për Shpalljen e kandidatëve fitues për personelin akademik me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Publike të FDUT-së

VENDIM për Shpalljen e kandidatëve fitues për personelin akademik me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Civile të FDUT-së
July 8, 2019
“Thirrje per Summer School – Media Law Split 2019”
July 10, 2019
VENDIM për Shpalljen e kandidatëve fitues për personelin akademik me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Publike të FDUT-së

 

 

______________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 26 (njëzetë e gjashtëvende të lira pune për personel akademik në këtë fakultet, të ndara sipas njësive bazë (departamenteve) përkatëse të këtij fakulteti, si më poshtë:

  1. Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Civile, të kategorisë “Asistent-Lektor”, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:

a- Kritere të përgjithshme:

  • Të kenë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë me kohë të plotë brenda ose jashtë vendit (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, Master i Shkencave në Shkenca Civile).
  • Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8 dhe me notë mesatare të lëndëve të Departamentit të së Drejtës Civile jo më pak se 9.
  • Të kenë eksperiencë pune deri në 10 vjet.
  • Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht)
  • Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

b- Kritere të veçanta

  • Kanë përparësi kandidatët që kanë përvojë në mësimdhënie.
  • Kanë përparësi kandidatët që kanë realizuar punë kërkimore –shkencore, referime në konferenca, botime të ndryshme, etj
  • Kanë përparësi kandidatët që kanë diplomë të gjuhës angleze.
  • Kanë përparësi kandidatët që kanë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të UT dhe jashtë vendit.
  1. Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Penale, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:

Kriteret e përgjithshme:

  1. A. Për kategorinë “Profesor”:
  • Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
  • Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prërë nga gjykata.
  1. B. Për kategorinë “Lektor”:
  • Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose ashtë vendit.
  • Të ketë së paku 3(tre) vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
  • Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
  • Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  1. C. Për kategorinë “Asistent-lektor”:
  • Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë.
  • Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
  • Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
  • Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
  • Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
  • Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.

III. Kandidatët konkurentë për 8(tetë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Publike, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:

Kriteret e përgjithshme:

  1. A. Për kategorinë “Profesor”
  • Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
  • Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  1. B. Për kategorinë “Lektor
  • Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
  • Të ketë së paku 3(tre) vite ekperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune.
  • Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  1. C. Për kategorinë “Asistent-lektor”
  • Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë
  • Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
  • Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
  • Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
  • Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
  • Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
  • Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar).Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar)

Për diplomat master të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.

  1. Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, workshop etj
  2. Të ketë dy rekomandime, nga të cilat të paktën një prej një profesor ose profesor i asociuar nga fakulteti ku është diplomuar dhe një rekomandim nga punëdhënësi i fundit.
  3. Dëshmi penaliteti
  4. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
  5. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.

Dokumentat dorëzohen pranë Degës Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.