Shpallet thirrje për aplikim me projekte infrastrukturore të kërkimit shkencorë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Dekanati i Fakultetit të Drejtësisë në mbledhjen e tij të datës 12.06.2019, VENDOSI:
June 20, 2019
COST Actions – Research Networks
June 24, 2019
Shpallet thirrje për aplikim me projekte infrastrukturore të kërkimit shkencorë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Shpallet thirrje për aplikim me projekte infrastrukturore të kërkimit shkencorë në kuadër të “Paktit për Universitetin”. Në projekte infrastrukturore të kërkimit shkencorë përfshihen paisje apo investime laboratorike, sisteme kompjuterike, informatike etj. Përmes kësaj thirrje do të mbështeten financiarisht projekt-propozime nga institucionet e arsimit të lartë, të cilat plotësojnë komponentët e kërkimit shkencor dhe zhvillimit të infrastrukturës kërkimore akademike (laboratorike). Projekt propozimet inovative në fushat e teknologjisë së informacionit, inxhinierike, mjekësore, bujqësore dhe ato të shkencave të natyrës si dhe ato projekt propozime të cilat plotësojnë kushtet e VKM nr.188, datë 13.03.2019, “Për ofrimin nga institucionet publike të arsimitr të lartë të shërbimeve, në përputhje me veprimtarinë e tyre, për institucionet e qeverisjes vendore dhe institucionet në varësi të tyre”, janë prioritare.  Projektet e propozuara duhet të mbështesin dhe të synojnë arritjen e objektivave të kërkimeve shkencore, dhe angazhimet e Paktit për Universitetin. Gjithashtu do të vlerësohet edhe kontributi i këtyre projekteve në përputhje me politikat, strategjitë, misionet dhe vizionet e institucione të arsimit të lartë.

 
Për më tepër, mbi kriteret e aplikimit dhe procedurat shihni në dokumentat në vijim: