THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË

THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË
May 28, 2019
DATAT E PROVIMEVE TË PROGRAMIT BACHELOR PËR SEZONIN E PARADIPLOMËS
May 29, 2019
THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË

Gjatë muajit Qershor 2019-Korrik 2019, Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë do të fillojë zbatimin e projektit “Përgjegjësia familjare dhe ndihma ligjore”.  Si pjesë e aktivitetetve të planifikuara për zbatimin e këtij projekti janë parashikuar edhe organizimi i gjashtë trajnimeve të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në lidhje me aftësimin praktik të studentëve për ofrimin e ndihmës ligjore sipas aspekteve të parashikuara në projekt për të gjitha kategoritë përfituese nga kuadri ligjor në fuqi.  Për këtë qëllim Departamenti i të Drejtës Civile hap Thirrjen për Pjesëmarrje në projekt për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të  cilët kanë dëshirë të zgjerojnë njohuritë teorike dhe praktike në lidhje me ndihmën juridike në fushën e përgjegjësisë familjare.

 

Studentët më të mirë nga trajnimi do të angazhohen në pëgatitjën e broshurës informuese në lidhje me ndihmën juridike në fushën e përgjegjësisë familjare.

 

Studentët e interesuar mund të aplikojnë për të qënë pjesë e këtij projekti duke dërguar një kërkesë/letër motivimi me shkrim ( maksimumi 1 faqe  formati A4) ku të përfshijnë:

Gjeneralitetet , kontaktet e-mail, tel, vitin e studimit, mesataren e notave  sipas viteve të studimeve;

Motivi për përfshirjen në këtë projekt

 

Aplikimet do të dorëzohen elektronikisht në adresën e emailit [email protected]  deri në datën 1.06.2019.

 

                                                                                                Bordi Organizativ i Projekti