THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË

Environmental law internship
May 27, 2019
THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË
May 28, 2019
THIRRJE PËR APLIKIME NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË

Gjatë muajit Qershor 2019-Korrik 2019, Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë do të fillojë zbatimin e projektit “Aspekte Ligjore të Regjimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Problematikat e Ndeshura në Praktikë”.  Për zbatimin e këtij projekti do të përfshihen edhe 20 studentë të viteve të dyta, të treta (bachelor) dhe viti i parë master shkencor civil. Studentët do të angazhohen me studimin e legjislacionit në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, monitorime pranë zyrave të noterisë, avokatisë si edhe pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me qëllim realizimin e Guidës Udhëzuese Praktike në lidhje me Rregjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri.

 

Studentët do t’i nënshtrohen një trajnimi paraprak nga ekspertët e fushës në lidhje me aspektet ligjore të Regjimit të Pasurive të Paluajtshme dhe problematikat e ndeshura në praktikë në këtë fushë.

 

Studentët e interesuar mund të aplikojnë për të qënë pjesë e këtij projekti duke dërguar një kërkesë/letër motivimi me shkrim ( maksimumi 1 faqe  formati A4) ku të përfshijnë:

Gjeneralitetet , kontaktet e-mail, tel, vitin e studimit, mesataren e notave  sipas viteve të studimeve;

Motivi për përfshirjen në këtë projekt

 

Aplikimet do të dorëzohen elektronikisht në adresën e emailit [email protected] deri në datën 1.06.2019.

 

           

Bordi Organizativ i Projektit