Studentet te cilet nuk kane mundur te plotesojne dokumentacionin per perfitimin e burses financiare ne afatet e caktuara, jane te lutur te dorezojne dokumentacion e kerkuar duke filluar nga dt.17.05.2019.

Data provimesh Bachelor me kohe të Plotë dhe të Pjesshme
May 16, 2019
Njoftimi per Ese
May 22, 2019
Studentet te cilet nuk kane mundur te plotesojne dokumentacionin per perfitimin e burses financiare ne afatet e caktuara, jane te lutur te dorezojne dokumentacion e kerkuar duke filluar nga dt.17.05.2019.
Dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e statusit të studentëve të kategorive sociale sipas VKM-së nr. 39, datë 23.01.2019. pika 6, që i referohet pikës 5-së, të VKM. 903, datë 21.12.2018   :
a) Studentet, familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim nga Njesia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike
b) Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy
studentë, përfitojnë secili bursë financiare;
Çertifikate familjare, kopje id, Vertetim studenti nga institucionet publike IAL
c) Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar; Kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P
ç) Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi
të kufizuara, të vërtetuar me vendim të
Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P për të dy prindërit.
d) Studentët që i kanë të dy prindërit
pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës pensionit nga DRSHS,
dh) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë ne IAL Publike.
e) Studentët që kanë përfituar statusin e
jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
 Kopje karte indentiteti, vertetim  të statusit të jetimit.
ë)  Studentët që kanë humbur kujdestarinë
prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç;
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, vendim gjykate të formës së prerë
f) Studentët që janë identifikuar si viktima të
trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
 Kopje id, Vertetim nga Ministria e Brendshme
g) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të
Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe
Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të
Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
 Kopje karte indentiteti, Shkresa  nga Ministria përkatëse.