“Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri”

Eventi i Lancimit te Programit Master ne Kriminologji
March 25, 2019
DRAFT RREGULLORE PËR ZGJEDHJET E KËSHILLAVE STUDENTORË NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
March 26, 2019
“Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri”

Sistemi e arsimit të lartë luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e gjeneratës së re të avokatëve. Prandaj, ka një rëndësi të veçantë përfshirja e të drejtave të Njeriut në programet e rregullta të fakulteteve të drejtësisë.

Në bashkëpunim të ngushtë me organizatën “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, kjo iniciativë mbështet Universitetin e Tiranës në zhvillimin e dy kurseve mbi zbatimin praktik të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Kjo mbështetje përfshin organizimin e një numri sesionesh trajnimi gjatë periudhës Shkurt –Prill 2019, të cilat përfshijnë 400 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës.

Puna do të mbikëqyret nga tutorët përgjegjës dhe profesorë të njohur të Fakultetit të Drejtësisë. Qëllimi final i kësaj iniciative është të kontribuojë në zgjerimin e dimensionit të të drejtave të njeriut në programet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe të rrisë kapacitetet e profesionistëve të ardhshëm ligjorë për zbatimin efektiv të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së.

Projekti “Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri” bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe programi i Këshillit të Evropës i titulluar “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

KLIKO -> FOTO