“Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”.

Kategorite dhe dokumentacioni perkates per perjashtim nga tarifa e shkollimit per vitin akademik 2018-2019 sistemi Bachelor me kohe te plote.
November 6, 2018
Pyetesor per studentet.
November 7, 2018
“Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”.

Në datë 22 tetor 2018 u zhvillua workshopi i dytë “Krahasimi i kuadrit ligjor dhe i praktikës gjyqësore vendase me atë të huaj mbi të drejtat e grave në raport me veprimtarinë tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”.

Në të morën pjesë ekspertë vendas dhe të huaj,  Prof. Dr. A. Malltezi, Prof. Dr. D. Corapi, Prof. Dr. M. Povlakic, Prof. Dr. J. Dine, Prof. Dr. M. Rute Teixeira Pedro, avokatja A. Pagliari, gjyqtarët Dr. Teuta Hoxha, Joana Qeleshi dhe kandidatja gjyqtare Erlanda Agaj.
Punimet i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vitore Tushe.
Workshopi u mundësua falë financimit nga Departamenti i së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si pjesë  e projektit të Departatimentit Civil  “Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”.
Punimet e workshopit do të botohen në kuadër të këtij projekti.